Iniesta vlerësohet si njëri prej mesfushorëve më të mirë në historinë e futbollit.
Ikona e Barcelonës, 40-vjeçari Iniesta, ka postuar një video emocionuese në rrjetet sociale.
Spanjolli i kaloi gjashtë vjet në Japoni dhe një në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi u largua nga Barcelona, ndërsa pensionimi i tij u zyrtarizua të hënën, pas karrierës 22-vjeçare.
Në videon e pensionimit të Iniestas përfshihen edhe trajnerë si Pep Guardiola, Louis van Gaal dhe Luis Enrique.
Që në fillim të videos, Iniesta pyetet se çfarë do të thotë futbolli për ty?
Menjëherë, Iniesta shihet i emocionuar, fshinë lotët dhe përgjigjet: “Për mua futbolli ka qenë...”, dhe më pas videoja ndërpritet për të vazhduar me karrierën e bujshme të Iniestsas.
Iniesta debutoi me Barcelonën në vitin 2002 dhe u paraqit në 674 ndeshje për “Blaugranan”.
Shënoi 57 gola dhe dhuroi 135 asistime.
Ai ka të fituar nëntë tituj të La Ligas dhe katër Liga të Kampionëve.
Iniesta luajti në 131 ndeshje për Spanjën. Shënoi 14 gola, ndërsa e fitoi Kupën e Botës një herë, dhe ka dy tituj të Kampionatit Evropian.