Futboll

Pavarësisht përpjekjeve, Egnatia nuk e kalon Borcin

Egnatia

E përditësuar - Egnatia e Rrogozhinës nuk ka arritur që ta kalojë Borcin e Banjallukës dhe është eliminuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja kthyese e zhvilluar të mërkurën mbrëma në “Elbasan Arena” u mbyll me rezultatin 2:1. Në vazhdime nuk pati gola dhe kampionia e Shqipërisë u mposht në penallti 4:1.

Në minutën e 12-të, gjyqtari italian Fabio Maresca, ndërpreu ndeshjen për pak minuta pas thirrjeve të tifozëve.

Vetëm katër minuta më vonë, Egnatia kaloi në epërsi.

Aksionin e mirë të ndërtuar në gol e konkretizoi turku Melih Ibrahimoglu, me gjuajtje të saktë nga zona.

Pas gjysmë ore lojë, skuadra mysafire i barazoi shifrat me Jovo Lukiqin.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Lorougnon Doukouo, e kaloi Egnatian sërish në epërsi, 2:1, me gol të minutës së 82-të.

Në vazhdime nuk pati gola.

Ndeshjen e parë në Banjallukë, në kryeqendrën e Republika Srpskas në Bosnjë-Hercegovinë, Borci e fitoi 1:0, me gol të minutës së 96-të.

Në atë ndeshje pati thirrje të shumta anti-Kosovë, që nisën në minutën e 66-të.

Egnatia aventurën evropiane e vazhdon në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku do të ballafaqohet me Vikingurin e Islandës.


Egnatia shënon në fund, mbetet me gjasa për avancim

Kampionia e Superiores së Shqipërisë ka shënuar gol tetë minuta para fundit ndaj Borcit të Banjallukës dhe e ka dërguar ndeshjen në vazhdime. 

Lorougnon Doukouo ishte shënues. 

Turku Melih Ibrahimoglu shënoi për 1:0 në minutën e 17-të, kurse Jovo Lukiq i barazoi shifrat. 

Egnatia është duke fituar 2:1 në ndeshjen kthyese të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. 

Ekipi që avancon tutje do të vendoset pas vazhdimeve, apo penalltive.