Real Madridi, nëse vendos që të mos paraqitet në finale të Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, do të ketë pasoja të rënda.
“Mundo Deportivo” shkruan se nëse Reali refuzon që të paraqitet në finale atëherë në edicionin e ardhshëm do të përjashtohet nga Kupa e Mbretit.
Reali po ashtu do të gjobitet nga 6000 deri në 9000 euro.
Nëse realizohet bojkoti i madrilenëve, finalja e Kupës së Mbretit mund të luhet ndërmjet Barcelonës dhe Real Sociedadit. Sociedadi ishte skuadra që u eliminua nga Reali në gjysmëfinale.
Reali të premten mbrëma vendosi që të mos marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve zyrtare para finales së Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, që zhvillohet të shtunën nga ora 22:00.
