Futboll

Pas telasheve me zemër, Lushaku kthehet në fushën e lojës

Ismet Lushaku

Norrkopingu suedez është duke u bërë gati për edicionin e ri të këtij viti.

Të shtunën, Norrkopingu fitoi 3:1 ndaj Lincoln Red Impsit në miqësore në Marbella të Spanjës.

Në këtë ballafaqim pas një kohe të gjatë është kthyer në fushë Ismet Lushaku, mesfushori 24-vjeçar.

Lushaku ka 10 paraqitje me U21 të Kosovës dhe një me përfaqësuesen A të “Dardanëve”.

Në muajin shtator, Lushaku kishte deklaruar për mediumet suedeze se ka pasur telashe me zemër. Ndeshja e tij e fundit ishte në muajin gusht, në disfatën 2:1 nga Mjallby.