Xhiron e kaluar sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, e humbi vetëdijen në ndeshjen ndaj Goztepes.
Ai u dërgua më pas menjëherë në spital ku qëndroi për 24 orë.
Të dielën, Manaj, u kthye nga lëndimi me gol te skuadra e Sivassporit.
28-vjeçari Manaj realizoi gol në disfatën që e pësoi Sivasspori nga Hatayaspori me rezultatin 3:2.
Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të të elitës së futbollit turk.
Manaj realizoi për 2:2 në minutën e 58-të.
Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij.
Në portë te Hatayaspori ishte Visar Bekaj.
Qendërsulmuesi Manaj e ka regjistruar golin e tetë këtë edicion.
Krahas tetë golave, Manaj ka kontribuar edhe me tri asistime.
Sivasspori ka 27 pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.
Hatayaspori është në pozitën e parafundit me 19 pikë.