Futboll

Pas Lirisë, edhe Fushë Kosova bie nga Superliga

KF Liria

Pas Lirisë së Prizrenit, skuadra e dytë që ka rënë nga kategoria e parë e futbollit të Kosovës, është Fushë Kosova.

Fushë Kosova u mposht të dielën nga Drita 3:1 në terrenin me bar sintetik në Gjilan dhe është përshëndetur nga Superliga e Kosovës.

Në maj të vitit të kaluar, Fushë Kosova siguroi inkuadrimin në Superligë pas nëntë vjetësh.

Por, nuk ka arritur që të mbetet më gjatë pjesë e elitës.

Fushë Kosova në vendin e parafundit ka 20 pikë, 14 më pak se Feronikeli 74 që është në zonën e plejautit aktualisht.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe katër xhiro.