Futboll

Pas Ismajlit, lëndohet edhe kapiteni i kombëtares

Gjimshiti

Pas lëndimit që e pësoi Ardian Ismajli me Empolin në ndeshjen që është duke u zhvilluar ndaj Lecces, edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka pësuar lëndim te skuadra e Atalantas.

Ai është detyruar të zëvendësohej në minutën e 24-t.

Atalanta e Gjimshitit është duke barazuar pa gola ndaj Udineses në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Serie A.

Gjimshiti i pafat, lëndohet në barazimin e Atalantas

3 muaj më parë / 11 jan 2025 17:20
Berat Gjimshiti - Atalanta

Photo: Associated Press

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ishte i pafat pasi u lëndua në barazimin e Atalantas.

Të shtunën pasdite në kuadër të javës së 20-të të Serie A, Atalanta në udhëtim barazoi pa gola me Udinesen.

Atalanta prej minutës së 24-t luajti pa Gjimshitin, pas përplasjes kokë më kokë me Kingsley Ehizibuen e Udineses.

Mediumet italiane kanë raportuar se Gjimshiti në orët në vijim do t’i kryej testet mjekësore dhe më pas do të kuptohet shkalla e lëndimit.

Për 31-vjeçarin Gjimshiti ky është lëndimi i katërt që e pëson këtë edicion.

Atalanta ka 42 pikë dhe lufton për titull kampioni.