Pas fitores ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve ku Edon Zhegrova ishte lojtar i atij ballafaqimi, Lille ka vazhduar me suksese tjera.
Të shtunën në ndeshjen e xhiros së shtatë, Lille fitoi edhe ndaj Toulouset në Ligue 1 të Francës me rikthim të rezultatit, 2:1.
Zakaria Aboukhlal shënoi për mysafirët në minutën e 39-të.
Por ishin golat e Angel Gomesit dhe Mitchel Bakkerit në pjesën e dytë që i siguruan pikët e plota vendësve.
Zhegrova luajti deri në minutën e 81-të.
Lille pas shtatë ndeshjeve ka 13 pikë, ndërsa Toulouse mbetet me pesë pikë.