Pas fitores së thellë 3:0 ndaj Realit Madridit të martën në kuadër të çerekfinales së parë të Ligës së Kampionëve, Arsenali ka dëshpëruar në ligë.
Arsenali të shtunën u ndal në barazim 1:1 në shtëpi nga Brentfordi.
Kjo ndeshje i takoi javës së 32-të të Premier Leagues.
Thomas Partey i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 61-të.
Brentfordi shifrat i barazoi në minutën e 74-t.
Sulmuesi Yoane Wissa realizoi për 1:1.
Arsenalit iu anulua edhe një gol në minutën e 26-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Brentfordi ka 43 pikë në mesin e tabelës.
Arsenali vazhdon të jetë në pozitën e dytë me 63 pikë.
Lider është Liverpooli me dhjetë pikë më shumë por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.