Futboll

Partizani i Tiranës zyrtarizon trajnerin serb Veselinoviq

Aleksandar Veselinoviq

Partizani i Tiranës është bërë me trajner të ri. Klubi tiranas i futbollit të hënën mbrëma e zyrtarizoi trajnerin serb, Aleksandar Veselinoviq. 

“Aleksandar Veselinoviq merr zyrtarisht drejtimin e Partizanit. Trajneri 54-vjeçar është prezantuar sot në konferencën për media nga drejtori sportiv i klubit, Arbër Abilaliaj”, shkruan në njoftimin e klubit të famshëm tiranas.

Veselinoviq është i lindur në një qytet që tani është në Kroaci. Ka karrierë të gjatë në futboll. Pos klubeve serbe ka drejtuar edhe klube në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Arabi Saudite.