Partizani i Tiranës ia ka vështirësuar punët për avancim në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Skuadra shqiptare të enjten mbrëma barazoi 1:1 me Marsaxlokkun e Maltës, në ndeshjen që u zhvillua në “Elbasan Arena”.
Dueli kthyes zhvillohet të enjten e ardhshme në Maltë.
Mesfushori Valentino Murataj shënoi që në minutën e dytë për epërsinë e Partizanit, ndërsa në minutën e 15-të rezultatin e barazoi sulmuesi brazilian, Yuri.
Shifrat më nuk ndryshuan.