Parma e ka ndalur në barazim 1:1 Empolin e Ardian Ismajlit në shtëpi të dielën. Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të Serie A së Italisë.
Ismajli e kompletoi ndeshjen ndërsa në minutën e 67-të u ndëshkua me karton të verdhë.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 35-të me autogolin e shënuar nga mbrojtësi Woyo Coulibaly.
Mesfushori Gabriel Charpentier i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 80-të.
Tre minuta më pas, Parma kishte mundësinë që ta realizonte golin e dytë por Ange-Yoan Bonny e humbi penalltinë.
Empoli ka 11 pikë dhe është në pjesën e mesme të tabelës. Parma ka tri pikë më pak dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.