Futboll

Parisi synon tjetër fitore në Francë

PSg

Paris Saint-Germaini tashmë e ka siguruar titullin e kampionit në Francë.

Por synim i Parisit, sa i takon kampionatit francez, është që ta mbyllë edicionin pa e pësuar asnjë humbje.

Parisienët kanë 23 fitore dhe pesë barazime.

Skuadra e trajnerit Luis Enrique të shtunën nga ora 17:00 e pret Le Havren, në kuadër të javës së 30-të.

Enrique me shumë gjasa do t’i pushojë disa futbollistë të rëndësishëm për t’iu dhënë hapësirë futbollistëve të rinj. Parisi të martën humbi nga Aston Villa, por megjithatë bëri vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Le Havre është në vendin e 16-të me 27 pikë. Kjo pozitë në fund dërgon në plejaut.

Deri në përfundimin të edicionit në Francë kanë mbetur edhe pesë xhiro. 

Ndeshje interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Monacos dhe Strasbourgut, të shtunën nga ora 19:00.

Monaco është në pozitën e dytë me 53 pikë. Strasbourgu është në vendin e gjashtë me tri pikë më pak.

Në pozitën e tretë renditet Marseille me 52 pikë.

Marseille të shtunën nga ora 21:05 e pret Montpellierin.

Montpellieri renditet në pozitën e fundit me vetëm 15 pikë.