Borussia Dortmundi ka shënuar dy fitore ndaj Paris Saint-Germainit për të bërë vend në finale të Ligës së Kampionëve. Pas fitores 1:0 në Dortmund javën e kaluar, skuadra gjermane fitoi edhe të martën mbrëma në “Parkun e Princave” në Paris.
Edhe ndeshja e dytë gjysmëfinale përfundoi me rezultatin 1:0 në të mirë të Dortmundit.
Kështu skuadra e Dortmundit, që shquhet për tifozët e shumtë e të zjarrtë, kthehet në finale të Championsit pas 11 vjetër. Finalen e vitit 2013 e kishte humbur nga Bayerni, derisa në Champions ka triumfuar në vitin 1997.
Parisi ndërkohë duhet të pres ende për triumf në Champions. Për këtë synim të madh janë investuar miliarda euro deri më tani, por pa sukses.
Momenti vendimtar i gjysmëfinales së dytë ishte ai i minutës së 50-të. Pas një rivënie nga këndi, mbrojtësi i qendrës Mats Hummels mbeti i pambuluar në zonë. Hummels goditi saktë me kokë për 1:0.
Parisienët nuk ndalën përpjekjet për të barazuar rezultatin, por pa sukses. Madje kampioni francez ka goditur plot katër herë shtyllën, por ka dërguar topin në rrjetë.
Në finalen e qershorit në “Wembley”, Borussia Dortmundi e pret fituesin e duelit Real Madrid – Bayern Muenchen. Kjo sfidë vendoset të mërkurën mbrëma.
Parisi kërkon golin, godet dy herë shtyllën
Parisi po e kërkon golin e barazimit ndaj Dortmundit. Parisienët kanë iniciativën e plotë, ndërsa në pjesën e dytë tashmë kanë goditur dy herë shtyllën.
Së fundi topin në shtyllë e dërgoi Nuno Mendes në minutën e 61-të.
Shokohet Parisi, Dortmundi në epërsi
Dortmundi ka shokuar PSG-në në “Parkun e Princave”.
Për 1:0 në të mirë të skuadrës gjermane shënoi Mats Hummels në minutën e 50-të.
VIDEO:
Hummels scores for Dortmund! Looks like they’re going to the UCL final!!!
— Bayern & Football (@MunichFanpage) May 7, 2024
pic.twitter.com/DAYEmG7PCK
Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes PSG – Dortmund
Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes mes PSG-së dhe Borussia Dortmundit.
Është kjo gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve. Dortmundi e ka epërsinë 1:0 nga pjesa e parë.
Parisi kishte iniciativën në fushë, por rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Karim Adeyemi i Dortmundit.
Ka nisur ndeshja e kthimit gjysmëfinale mes PSG-së dhe Dortmundit.
Dortmundi ka fituar ndeshjen e parë 1:0.
Formacionet zyrtare
Janë publikuar formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Championsit mes PSG-së dhe Borussia Dortmundit. Ndeshja zhvillohet prej orës 21:00 në “Parkun e Princave” në Paris.
Dortmundi ka epërsi prej 1:0 pas pjesës së parë.
PSG-ja synon përmbysjen e rezultatit, ndërsa llogarit në forcën sulmuese të Kylian Mbappes, Ousmane Dembeles e Gonçalo Ramosit.
