Futboll

Parisi nuk luan në fundjavë, derbi në Monaco

monaco

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 29-të e kampionatit francez të futbollit.

Por Paris Saint-Germaini, që tashmë e ka siguruar titullin e kampionit, nuk do ta zhvillojë tani ndeshjen e kësaj xhiroje.

Parisi ndeshjen e luan më 22 prill nga ora 20:45, me Nantesin.

Liga franceze vendosi ta shtyjë ndeshjen e Parisit, që kjo skuadër të fokusohet plotësisht në Ligën e Kampionëve. Parisi në mesjavë takohet në çerekfinale me Aston Villan. Skuadrën angleze e mposhti në ndeshjen e parë me rezultatin 2:1. 

Parisi titullin e 13-të, që është rekord në Francë, e siguroi javën e kaluar.

Deri në fund të këtij edicioni kanë mbetur edhe gjashtë xhiro.

Parisi e mban pozitën e parë me 74 pikë.

Ndërkohë skuadrës së Lillet do t’i mungojë sërish sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova.

Lille të shtunën nga ora 19:00 do të luajë në udhëtim te Toulouse. Lille ka 47 pikë në vendin e shtatë. Toulouse renditet në pozitën e 11-të me 34 pikë.

Zhegrova i ka munguar Lillet që nga 14 dhjetori.

Të shtunën nga ora 17:00 do të zhvillohet edhe në ndeshje shumë interesante.

Takohen Monaco dhe Marseille. Marseille renditet në pozitën e dytë me 52 pikë. Dy pikë më pak i ka Monaco që është një pozitë më poshtë. Pra është derbi për vendin e dytë.