Gianluigi Donnarumma ka pritur penalltinë e Darëin Nunezit dhe atë të Curtis Jones për ta dërguar Parisin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Parisi e mposhti me penallti Liverpoolin në ndeshjen dramatike të një të tetës së finales. Fituesi nuk u përcaktua pas 120 minutave lojë dhe kështu vendimtare ishin goditjet nga pika e bardhë.
Për Parisin realizuan të gjithë katër lojtarët, Vitinha, Gonçalo Ramos, Ousmane Dembele e Desire Doue. Ndërkohë për Liverpoolin realizoi vetëm Mohamed Salah. Portieri italian i Parisit, Donnarumma, ndali goditjet e Nunezit dhe Jonesit dhe PSG-ja i fitoi penalltitë 4:1.
Ndeshja në “Anfield” të Liverpoolit ishte e zjarrtë.
Ousmane Dembele shënoi për 1:0 në të mirë të Parisit në minutën e 12-të. Shifrat më nuk ndryshuan dhe pasi Liverpooli kishte fituar 1:0 në Paris, u luajtën vazhdimet e më pas penalltitët.
Liverpooli e nisi ndeshjen furishëm, duke rrezikuar dy herë me Mohamed Salah. Pas golit të Dembeles, ndeshja u balancua.
Ndërkohë në pjesën e dytë Liverpooli ka dominuar plotësisht. Ka rreshtuar rastet, ka goditur shtyllën, por nuk ka shënuar.
Në vazhdime më të freskët ishin lojtarët e Parisit. Por Alisson Becker shpëtoi Liverpoolin në disa raste. Becker nuk pati fat të ndal ndonjë penallti, ndërsa këtë e bëri Donnarumma, që e dërgoi Parisin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Penalltitë vendosin superndeshjen mes Liverpoolit e PSG-së
Nuk janë shënuar gola në dy vazhdimet nga 15 minuta në ndeshjen mes Liverpoolit dhe PSG-së.
Parisienët kanë dominuar dhe kanë krijuar disa raste shënimi.
Por Alisson Becker ishte i pakalueshëm. Kështu skuadra çerekfinaliste përcaktohet në penallti.
Shkon në vazhdime ndeshja e zjarrtë në “Anfield”
Liverpooli e PSG-ja do të luajnë dy vazhdime nga 15 minuta për të përcaktuar se cila prej këtyre skuadrave do të kualifikohet në çerekfinale të Championsit.
Në “Anfield”, PSG-ja ka fituar 1:0 dhe kështu rezultati i përgjithshëm është 1:1. Liverpooli kishte fituar 1:0 në Paris.
Në pjesën e dytë “të kuqtë” dominuan plotësisht. Krijuan raste të shumta shënimi, por pa konkretizuar. Topi shkoi në shtyllë, por jo edhe në portë.
Ndeshja e zjarrtë në “Anfield”, Parisi në epërsi pas pjesës së parë
PSG-ja po udhëheq 1:0 ndaj Liverpoolit pas pjesës së parë të ndeshjes në “Anfield”. Me rezultatin 1:0, Liverpooli kishte fituar në Paris.
Golin për PSG-në e shënoi Ousmane Dembele.
Liverpooli rrezikoi disa herë në fillim, kryesisht përmes Mohamed Salah.
Më pas ishin mysafirët që rrezikuan më shumë, ndërsa Dembele shënoi në minutën e 12-të pas një gabimi të mbrojtjes së Liverpoolit.
Parisi në epërsi në “Anfield”
PSG-ja ka kaluar në epërsi ndaj Liverpoolit në “Anfield”.
Ousmane Dembele shënoi në minutën e 12-të për 1:0.
Ai shfrytëzoi një ndërhyrje të gabuar në mbrojtjen e Liverpoolit.