Futboll

Parisi luan me Rennesin, me mendje te Liveprooli

psg

Pas paraqitjes impresive në Ligën e Kampionëve, që mbeti pa u shpërblyer, Parisi bën një ndalje të shkurtër në kampionatin francez. Të shtunën prej orës 17:00, PSG-ja luan në udhëtim ndaj Rennesit.

Ndeshja i takon xhiros së 25-të. Parisi është lider me 62 pikë dhe titulli i ri është më shumë formalitet. Në kampionatin vendor, parisienët nuk kanë ende humbje.

Megjithatë Luis Enrique dhe skuadra e tij e kanë më shumë mendjen te ndeshja e së martës ndaj Liverpoolit. Është ndeshja e kthimit e një të tetës së finales.

Të martën në “Parkun e Princave”, PSG-ja dominoi plotësisht në fushë, por megjithatë humbi 1:0 nga Liverpooli. Parisi nuk konkretizoi asnjë prej 28 rasteve të krijuara, ndërsa Liverpooli shënoi prej rastit të vetëm.

Sa i takon kampionatit francez, Rennesi nuk pritet t’u shkaktojë shumë telashe parisienëve. Bëhet fjalë për skuadrën e vendit të 11-të.

Të shtunën luan edhe Lille, që prej orës 19:00 e pret Montpellierin. Lille është ende pa Edon Zhegrovën, ndërsa luajti 1:1 në Gjermani me Dortmundin në Champions.

Në kampionatin e Francës, Lille mban vendin e pestë me 41 pikë.

Skuadra e vendit të dytë, Marseille, e pret Lensin, të shtunën nga ora 21:05.

Marseille i ka 49 pikë, ndërsa Lensi i ka 33 pikë në pozitën e nëntë.