Paris Saint-Germaini dhe Bresti do të takohen tri herë gjatë muajit shkurt.
Pos në Ligue 1 të Francës, Parisi dhe Bresti do të luajnë në plejof të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjet e para të plejofit luhen më 11 e 12 shkurt, kurse ato kthyese më 18 e 19 shkurt.
Por fillimisht skuadrat takohen në ndeshje kampionale.
Të shtunën nga ora 17:00, Parisi do të luajë në udhëtim te Bresti në kuadër të javës së 20-të të Ligue 1.
Parisi është skuadra e vetme këtë edicion në elitën e futbollit francez që nuk ka pësuar disfatë. Është lider me 47 pikë.
Bresti është në mesin e tabelës me 28 pikë.
Të shtunën luan edhe Lille që së fundi u kualifikua në një të tetën e finales në Champions.
Lille nga ora 21:05 luan me Saint-Etiennen.
Te Lille do të mungojë sërish Edon Zhegrova. Lille ka 32 pikë në vendin e pestë.
Saint-Etienne është në vendin e 15-të me 18 pikë.