Futboll

Parisi llogarit në fitoren e radhës

PSG

Pas fitores së vështirë në Ligën e Kampionëve, Paris Saint-Germaini i kthehet rrugëtimit në Ligue 1 të Francës.

Të shtunën nga ora 21:00 parisienët luajnë në udhëtim ndaj Reimsit. Ndeshja i takon xhiros së pestë të elitës franceze.

Parisi ka fituar katër ndeshjet e para dhe llogarit edhe në fitoren e pestë rresht. Reimsi është i shtati me shtatë pikë. Cilësia megjithatë është në anën e Parisit, që në Champions fitoi 1:0 ndaj Gironas.

Të shtunën nga ora 17:00, Lille takohet me Strasbourgrun. Skuadra e Edon Zhegrovës, Lille, synon të reagojë pas humbjes në Champions.

Rennes – Lens është ndeshja tjetër e së shtunës, që fillon në ora 19:00.

Derbi Lyon – Marseille zhvillohet të dielën nga ora 20:45. Skuadra tjetër e Championsit, Monaco, e pret Le Havren, të dielën nga ora 15:00.