Paris Saint-Germaini nuk shfaqi shumë në Ligën e Kampionëve në mesjavë. U mposht 2:0 nga Arsenali në “Emirates”, ndërsa tani u kthehet sfidave në Ligue 1 të Francës, ky synon ta vazhdojë dominimin.
Në xhiron e kaluar PSG-ja fitoi 3:1 ndaj Rennesit, ndërsa të dielën nga ora 20:45 luan në udhëtim ndaj Nicet.
Kjo ndeshje e mbyll xhiron e shtatë të Ligue 1 të Francës. Pas xhiros së gjahtë, Parisi është lider me 16 pikë, sa i ka edhe Monaco. Nice mban vendin e nëntë me tetë pikë.
Të shtunën janë tri ndeshje. Lille i Edon Zhegrovës nga ora 19:00 e pret Toulousen. Prej orës 21:00, Monaco luan në udhëtim ndaj Rennesit.