Futboll

Parisi fiton thellë dhe kualifikohet

psg

Paris Saint-Germaini ka fituar thellë në Gjermani ndaj Stuttgartit dhe ka bërë vend në plejofin e Ligës së Kampionëve. 

Të mërkurën mbrëma parisienët fituan 4:1.

Ousmane Dembele shënoi “hat-trick” për Parisin, ndërsa një gol e shënoi Bradley Barcola.

Willian Pacho shënoi autogol në minutën e 77-të për rezultatin final, 4:1 për Parisin.

Parisi avancon në plejof nga pozita e 15-të e fazës së ligës.

Stuttgartit i kushtoi humbja me eliminim. Përfundoi i 26-ti  me 10 pikë. Parisi i mblodhi 13 pikë.

Lexo përditësimet tjera
man city

Përfundon faza e ligës në Champions: City nuk lejon turpërimin, fiton dhe kualifikohet

(E përditësuar 23:29) Manchester City nuk ka lejuar që të turpërohet duke u eliminuar në fazën...