Ndonëse luajti me një lojtar më pak prej minutës së 40-të, Paris Saint-Germaini ka fituar derbin me Marseillen.
Të dielën mbrëma PSG-ja fitoi 2:0.
Lucas Beraldo u përjashtua me të kuq në minutën e 40-të.
Vitinha në minutën e 53-të e shënoi golin e parë për parisienët, ndërsa Gonçalo Ramos e realizoi golin e dytë në minutën e 85-të.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 27-të të Ligue 1 të Francës.
Parisi udhëheq me 62 pikë, plot 12 më shumë se Bresti.
Marseille, që ishte vendas, renditet i shtati me 39 pikë.