Paris Saint-Germaini ka “shkatërruar” Brestin për t’u kualifikuar në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.
Pas fitores 3:0 në ndeshjen e parë, Parisi të mërkurën mbrëma fitoi 7:0 në ndeshjen e dytë të plejofit të fazës nokaut të Championsit.
Parisi ishte favorit i madh ndaj skuadrës tjetër franceze dhe këtë e konfirmoi me paraqitje bindëse në fushë.
Bradley Barcloa e Khvicha Kvaratskhelia shënuan në pjesën e parë. Ndërkohë në pjesën e dytë realizuan edhe Vitinha, Desire Doue, Nuno Mendes, Goncalo Ramos dhe Senny Mayulu.
Parisi i pamëshirshëm, 6:0
Parisi po tregohet i pamëshirshëm ndaj skuadrës tjerët franceze, Brest.
Për 6:0 ka realizuar Goncalo Ramos në minutën e 76-të.
Pesë nga Parisi
PSG-ja ka shënuar për 5:0 në ndeshjen ndaj Brestit.
Nuno Mendes e shënoi golin e pestë për Parisin në minutën e 69-të.
Parisi shënon edhe golin e katërt
Parisi po udhëheq 4:0 ndaj Brestit.
Desire Doue shënoi në minutën e 65-të.
Parisi tashmë mund të bëhet gati për një të tetën e finales.
Parisi sërish udhëheq 3:0
Parisi tashmë ka epërsinë me të cilën e fitoi ndeshjen e parë ndaj Brestit.
Po udhëheq 3:0 pas një ore lojë.
Golin e tretë për parisienët e shënoi Vitinha në minutën e 59-të.
Parisi udhëheq 2:0 pas pjesës së parë
PSG-ja po marshon bindshëm drejt 1/8 së finales në Champions.
Pasi e fitoi 3:0 ndeshjen e parë me Brestin, Parisi po udhëheq 2:0 pas pjesës së parë të ndeshjes së kthimit.
Barcola dhe Kvaratskhelia i realizuan golat për parisienët.
Kvara shënon për Parisin
Gjeorgjiani Khvicha Kvartskhelia ka realizuar për epërsinë 2:0 të Parisit ndaj Brestit. Ai shënoi në minutën e 39-të.
Për të është goli i parë për PSG-në në Champions. E ka një gol edhe në Ligue 1.
Parisi e shënon golin e parë
Paris Saint-Germaini ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Brestit.
Bradley Barcola realizoi në minutën e 20-të.
Parisi e ka fituar 3:0 ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut në Champions.
Tashmë thuajse është në një të tetën e finales.