Paris Saint-Germaini është skuadra e vetme që nuk ka pësuar disfatë këtë edicion në Ligue 1. Të shtunën pasdite, PSG-ja e mposhti Lensin me rezultatin 1:0 në kuadër të xhiros së dhjetë të kampionatit francez.
Sulmuesi francez, Ousmane Dembele, e shënoi golin e fitores për PSG-në në minutën e katërt të ndeshjes.
Nga minuta e 60-të, Lensi ishte me një futbollist më pak në fushë pasi Abdukodir Khusanov u ndëshkua me karton të kuq.
Parisi është lider në tabelë me 26 pikë. Lensi ka 14 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.