Te Kosova ishin të bindur se do ta ndalin superyllin Erling Haaland. Por “Dardanët” të mërkurën mbrëma e kuptuan se pse Haaland është njëri prej sulmuesve më të vlerësuar në botën e futbollit. Dhe po ashtu e kuptuan se ndalja e tij nuk është mision i lehtë.
Haaland shkëlqeu në fitoren 3:0 të Norvegjisë ndaj Kosovës. Ndeshja miqësore u zhvillua në stadiumin “Ullevaal” në Oslo. Kosova kishte shumë tifozë në stadium e po ashtu shumë përkrahje. Por kjo nuk kreu shumë punë.
Vetëm në momente të përzgjedhurit e Franco Fodas kishin paraqitje pozitive. Në përgjithësi, Norvegjia ka dominuar në fushë dhe në fund fitoi bindshëm, 3:0.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Haaland shënoi për 1:0 në minutën e 15-të. Ai goditi saktë me kokë pas një krosimi nga krahu i majtë i David Moller Wolfe.
Kosova në pjesën e parë ishte thuajse jashtë loje. Vendasit krijuan edhe raste tjera shënimi, por që nuk i konkretizuan. Vetëm në minutat shtesë, Kosova tentoi të barazoi. Goditja e Leart Paqaradës u bllokua, ndërsa Edon Zhegrova e Albion Rrahmani gjuajtën jo saktë.
Dy lojtarë të Kosovës lanë fushën që në pjesën e parë. Për shkak të lëndimeve u zënvendësuan Valon Berisha e Elbasan Rashani.
Albion Rrahmani e Bernard Berisha u aktivizuan në vend të tyre. Në fillim të pjesës së dytë u aktivizua edhe Lumbard Dellova në vend të Blendi Idrizi.
Me goditjen me kokë të Vedat Muriqit në minutën e 53-të nisi një periudhë pozitive për Kosovën.
Goditja e Muriqit ishte qendrore dhe nuk i shkaktoi telashe portierit norvegjez. U krijuan edhe disa gjysmëraste, por pa rrezikuar shumë.
Dhe kur Kosova po kërkonte golin e barazimit, Haaland dha goditjen e dytë. Pas një topi të humbur nga Bernard Berisha, Haaland u shërbye bukur në zonë dhe goditi edhe më bukur për 2:0. Ndodhi kjo në minutën e 70-të.
Goli i dytë ndikoi në rrjedhën e lojës. Lojtarët e Kosovës thuajse u dorëzuan, ndërsa Haaland u shfaq sërish në minutën e 75-të kur kompletoi “hat-trickun”.
Kosova kishte edhe disa përpjekje deri në fund, por jo të rrezikshme. Raste kishin edhe vendasit. Art
Smakaj debutoi te Kosova, por jo në ndeshjen më të mirë të përfaqësueses.
Ndeshja në Oslo ka dëshmuar se Kosovën dhe selektorin Foda e pret punë sfiduese në prag të ciklit të ri në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Pak gjëra kanë funksionuar te Kosova dhe kjo sigurisht e ka brengosur trajnerin gjerman.
Grumbullimi i radhës i Kosovës do të jetë në fillim të shtatorit. Më 6 shtator është ndeshja Kosova – Rumania, ndërsa më 9 shtator, Kosova luan në udhëtim ndaj Qipros. Të dy ndeshjet i takojnë Ligës së Kombeve. Kosova kishte pësuar edhe nga Hungaria më 26 mars. Është pritur reagim në Oslo, por nuk kishte shenja se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur.
“Hat-trick” nga Haaland, Kosova po pëson thellë
Kosova po pëson 3:0 nga Norvegjia.
Superylli Erling Haaland kompletoi “hat-trickun” në minutën e 75-të.
GOAL | 🇳🇴Norway 3-0 🇽🇰Kosovo | Haaland
HAALAND Triple THE LEAD! pic.twitter.com/SjWzsnH62b— Sports (@Sportsforall90) June 5, 2024
Haaland shënon sërish, Kosova po pëson 2:0
Në momentin kur Kosova kërkonte golin e barazimit, Erling Haaland realizoi 2:0 në të mirë të Norvegjisë.
Superylli norvegjez shënoi gol të bukur në minutën e 70-të. Norvegjia ndërtoi aksion pas një topi të humbur nga Bernard Berisha.
E que golaço, hein?pic.twitter.com/gdTDUqTrKZ https://t.co/I1QBcOmZIL
— HBR (@HaalandBrasiI) June 5, 2024
Paraqitje e zbehtë e Kosovës në pjesën e parë
Përfaqësuesja e Kosovës kishte paraqitje të zbehtë në pjesën e parë të ndeshjes miqësore ndaj Norvegjisë.
Norvegjia po udhëheq 1:0 ndaj Kosovës. Golin e vetëm e shënoi Erling Haaland në minutën e 15-të.
Norvegjezët kishin edhe disa raste të tjera shënimi.
Ndërkohë Kosova rrezikoi vetëm në minutat e fundit. Një goditje e Leart Paqaradës u bllokua, ndërsa Edon Zhegrova gjuajti mbi portë. E pasaktë ishte edhe goditja e Albion Rrahmanit me kokë, në minutat shtesë.
Telashe edhe për Rashanin, zëvendësohet
Pas Valon Berishës, është lënduar edhe Elbasan Rashani.
Në minutën e 40-të ai është zëvendësuar nga Bernard Berisha.
Kosova vazhdon të pësoi 1:0 nga Norvegjia.
Telashe për Valon Berishën
Pas një goditje që mori në kokë, Valon Berisha po ka telashe në ndeshjen ndaj Norvegjisë.
Për herë të dytë ai është ndalur në fushë. Pas ndërprerjes së parë, Berisha vendosi të mbetet në fushë.
Por pasi dhembjet në kokë nuk iu ndalën, Berisha u ul sërish në fushë. E lëshoi fushën duke mbajtur kokën, në minutën e 33-të. Albion Rrahmani u aktivizua në vend të tij.
Haaland shënon, Norvegjia udhëheq 1:0
Norvegjia ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Kosovës.
Erling Haaland shënoi me goditje me kokë në minutën e 15-të.
Goal: Haaland | 🇳🇴 Norway 1-0 Kosovo 🇽🇰pic.twitter.com/0Z2yZ6lwGo
— PushGoals (@PushGoals) June 5, 2024
Publikohet formacioni startues i Kosovës për ndeshjen me Norvegjinë
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda e ka publikuar formacionin startues për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë, që do të udhëhiqet në sulm nga ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland.
Sulmit të Kosovës do t’i prijë Vedat Muriqi i mbështetur në krah nga Edon Zhegrova dhe Elbasan Rashani. Në mesfushë do të paraqiten Valon Berisha, Lindon Emërllahu dhe Blendi Idrizi, ndërsa kapiteni Amir Rrahmani së bashku me Fidan Alitin do të jenë në qendër të mbrojtjes. Në krahun e djathtë do të paraqitet Mërgim Vojvoda, kurse në krahun e majtë, Leart Paqarada.
Foda ia besoi portën, Visar Bekajt. Ndeshja miqësore Norvegji – Kosovë nis në ora 19:00 dhe zhvillohet në Oslo.

