Mbrojtësi i majtë i Kosovës që aktivizohet te Koelni në Bundesliga 2, Leart Paqarada, është zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator te kjo skuadër.
Lajmi është publikuar të enjten në faqen zyrtare të Koelnit, ndërsa është zgjedhur me vota të tifozëve.
“29-vjeçari është zgjedhur nga tifozët lojtar i muajit për shkak të pesë asistimeve në katër ndeshje garuese. Paqarada vendosi rekord në Bundesliga 2 në ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Karlsruherit, me katër asistime në një pjesë. Urime për çmimin si lojtari më i mirë i muajit shtator, Paqa!”, ka shkruar Koelni të enjten.
Koelni në ndeshjen e fundit barazoi 4:4 me Karlsruherin.
Në shtatë ndeshje gjithsej të edicionit aktual në Bundesliga 2, ka gjashtë asistime.