Mbrojtësi i majtë i Kosovës, Leart Paqarada, bëri katër asistime të dielën në barazimin 4:4 të Koelnit ndaj Karlsruhes.
29-vjeçari asistoi në minutën e tretë, të shtatë, të 15-të dhe në minutat shtesë të pjesës së parë. Ndeshja i takoi Bundesliga 2 të Gjermanisë.
Sajti i njohur gjerman, Kicker, shkruan se asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur këtë në Bundesliga 2, që kur nisën të evidentohen asistimet, në edicionin 2004/05.
Në Bundesligë kjo është arritur vetëm një herë. Christopher Nkunku i Leipzigut i bëri katër asistime prej minutës së 61-të deri në minutën e 89-të në fitoren 5:0 të Leipzigut ndaj Schalkes në edicionin 2019/2020.