(E përditësuar 22:24) -
Xherdan Shaqiri kontribuoi me dy gola të enjten mbrëma në xhiron e 22-të të Superligës së Zvicrës për Baselin, që tani kryeson në tabelë.
Pas dy penalltive të realizuara nga lideri i skuadrës së madhe zvicerane, Baseli fitoi në shtëpi ndaj Luzernit, kandidatit tjetër për titull kampioni.
Baseli ishte në disavantazh pas 34 sekondave lojë kur shënoi Levin Winkler i mysafirëve.
Por vetëm tre minuta më pas, “panenka” e Shaqirit ishte e suksesshme për rezultatin 1:1.
Kapiteni Shaqiri ishte i pagabueshëm edhe në minutën e 57-të kur shënoi për 2:1.
Kësaj radhe jo me “panenka”. E dërgoi topin në njërën anë, e portierin në anën tjetër.
Për 33-vjeçarin ishte goli i dhjetë në 20 paraqitje, krahas 12 asistimeve.
Shaqiri u zëvendësua në minutën e 76-të. Leon Avdullahu luajti në tërë ndeshjen, ndërsa Taulant Xhaka ishte në bankën rezervë te vendësit.
Luzernit i mungoi Ismajl Beka shkaku i lëndimit, kurse Donat Rrudhani ishte i suspenduar. I suspenduar për shkak të kartonëve ishte edhe Albian Ajeti i Baselit.
Pas gabimit të Luganos, Baseli tani shkëputet në tabelë me 40 pikë, dy më shumë se Lugano që zë vendin e dytë.
Luzerni ndërkohë mbetet katër pikë larg liderit të ri të elitës helvetike në futboll.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar po të enjten mbrëma, Zurichu fitoi në udhëtim te Winterthuri, 2:0.
Asistues në golin për 1:0 ishte mesfushori Bledian Krasniqi. Për të ishte asistimi i katërt i edicionit në elitën helvetike, ndërsa ka edhe dy gola të shënuar.
Zurichu ka 33 pikë në pozitën e pestë, aq sa ka edhe Servette në vendin e katërt.
Shaqiri, i pagabueshëm edhe në penalltinë e dytë
Xherdan Shaqiri e ka shënuar edhe golin e dytë për Baselin, që po udhëheqë ndaj Luzernit, 2:1.
Shaqiri edhe golin e dytë e shënoi nga penalltia, në minutën e 57-të.
Kësaj radhe jo me “panenka”. E dërgoi topin në njërën anë, e portierin në anën tjetër.
Për të ishte goli i dhjetë në 20 paraqitje, krahas 12 asistimeve.
“Panenka” nga Shaqiri për golin e nëntë të sezonit
Baseli ishte në disavantazh që në minutën e parë në ndeshjen ndaj Luzernit kur shnëoi Levin Winkler.
Por vetëm tre minuta më pas, Xherdan Shaqiri realizoi gol nga penalltia për barazimin e rezultatit.
“Panenka” e Shaqirit u realizua në minutën e katërt, ndërsa për liderin e Baselit ishte goli i nëntë i edicionit aktual në 20 paraqitje.
Ai i ka edhe 12 asistime në total.
Ndeshja e së enjtes mbrëma i takon xhiros së 22-të të kampionatit elitar të Zvicrës.