Cole Palmer ka shkëlqyer në fitoren që Chelsea e arriti përballë Evertonit të hënën mbrëma. Palmer realizoi katër gola në fitoren 6:0. Ndeshja i takoi javës së 33-të të Premier Leagues. Palmer golin “hat-trickun” e kompletoi në pjesën e parë.
Shënoi golin e parë në minutën e 13-të, të dytin në minutën e 18-të, kurse të tretin në minutën e 29-të.
Në pjesën e parë, Chelsea realizoi edhe një gol. Nicolas Jackson shënoi në minutën e 44-t për 4:0. Chelsea realizoi edhe dy gola në pjesën e dytë. Palmer fillimisht shënoi për 5:0. Ai golin e katërt në ndeshjen e luajtur të hënën e shënoi nga penalltia në minutën e 64-t, kurse në minutën e 91-të, golin e gjashtë e shënoi Alfie Gilchrist.
Palmer shënon edhe golin e katërt, Chelsea po e “shkel” Evertonin
Cole Palmer e ka shënuar edhe golin e katërt në ndeshjen që Chelsea është duke e fituar ndaj Evertonit me rezultatin 5:0.
Aktualisht po luhet minuta e 71-të, ndërsa Palmer golin e katërt e realizoi në minutën e 64-t nga penalltia.
Tri golat e parë i shënoi në pjesën e parë, brenda 16 minutave.
Palmeri realizon tre gola për 16 minuta
Cole Palmer e ka kompletuar brenda 29 minutave lojë “hat-trickun” në ndeshjen që Chelsea është duke e fituar kundër Evertonit me rezultatin 3:0.
Kjo ndeshje i takon javës së 33-të të Premier Leagues së Anglisë.
Golin e parë Palmer e shënoi në minutën e 13-të, të dytin në minutën e 18-të, kurse të tretin në minutën e 29-të.