Futboll

Palmer i jashtëzakonshëm, shënon hat-trick për 10 minuta

Cole Palmer

Cole Palmer i Chelseat po tregon ndeshje të jashtëzakonshme kundër Brightonit. Ylli anglez arriti të shënonte hat-trick për 10 minuta.

Chelsea po udhëheq 3:2 ndaj Brightonit kur ndeshja po shkon drejt fundit të pjesës së parë.

Palmeri fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 21-të, më pas shënoi edhe dy gola të tjerë për rezultatin 3:1. Në minutën e 27-të shënoi nga penalltia, ndërsa katër minuta më vonë realizoi supergol nga gjuajtja e lirë.

22-vjeçari ka pesë gola dhe katër asistime këtë sezon në Premier League.

Goli i parë

Goli i dytë

Goli i tretë 

Për Brightonin shënoi Georginio Rutter në minutën e shtatë dhe Carlos Baleba në të 34-n.