Fulhami të dielën e ka mposhtur me rezultat 2:0 skuadrën e West Ham Unitedit në ndeshjen që i takoi xhiros së 33-të në Premier League.
Të dy golat për Fulhamin i shënoi mesfushori brazilian, Andreas Pereira, në minutat nëntë dhe 72.
Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, u aktivizua nga minuta e dytë shtesë. Broja kishte pak minuta edhe në ndeshjen e kaluar të Fulhamit.
Me këtë fitore, Fulhami renditet në vendin e 12-të me 42 pikë, kurse West Ham Unitedi është në vend të tetë me 48 pikë të grumbulluara.