Mesfushori Adrion Pajaziti ishte vendimtar të shtunën në fitoren e skuadrës së Goricës. Gorica e mposhti në udhëtim Osijekun me rezultatin, 1:0.
Kjo ndeshje i takoi javës së 30-të të elitës së futbollit kroat. Pajaziti e realizoi golin e fitores për Goricën në minutën e 31-të.
22-vjeçari Pajaziti luajti deri në minutën e 75-të dhe ishte më i dalluari në ndeshje kurse bashkëlojtari i tij, Agon Elezi, e kompletoi ndeshjen.
Tek Osijeku në bankën e rezervistëve ishte Kemal Ademi.
Për Reprezentuesin e Shqipërisë, Pajaziti, ky ishte goli i parë i shënuar këtë edicion.
Gorica renditet në pozitën e tetë me 32 pikë.
Një pikë më pak ka Osijeku që është një pozitë më poshtë.