Mesfushori Adrion Pajaziti do të jetë jashtë fushës deri në pjesën e dytë të edicionit aktual.
Pajaziti që luan me Gorican në elitën e futbollit kroat, ka pësuar lëndim të rëndë në xhiron e kaluar ndaj Istras pas vetëm gjashtë minutave lojë.
Testet më të detajuara mjekësore kanë treguar se Pajaziti duhet të rikuperohet për kohë më të gjatë dhe se do të mungojë të paktën dy muaj.
21-vjeçari që luan si mesfushor qendror, u huazua te Gorica e elitës kroate nga skuadra e të rinjve të Fulhamit. Ai luajti shtatë ndeshje me skuadrën kroate.
Pajaziti ishte pjesë e grupmoshës U19 dhe U20, para se t’i bashkohej U21 të Kosovës. Më pas vendosi t’i bashkohej U21 të Shqipërisë.
Së fundmi ishte i grumbulluar edhe te ekipi senior i “kuqezinjve”.