Mbrojtësi i krahut, Leart Paçarada, është përjashtuar me karton të kuq të dielën në humbjen ndaj Hannoverit me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 31-të të Bundesligës 2 gjermane.
Paçarada në minutën e 23-të u ndëshkua me karton të verdhë. Për ndërhyrje të palejuar, Paçarada mori edhe një karton të verdhë në minutën e 50-të dhe la ekipin e tij me një lojtarë më pak në fushë.
Shtatë minuta pas përjashtimit të Paçaradës me të kuq, Kolni pranoi golin e disfatës 1:0.
Ndërkohë, disfatë ka pësuar edhe Hamburgu. Në shtëpi të dielën humbi nga Karlsruher me rezultat 2:1.
Për Hamburgun deri në minutën e 82-të luajti Emir Sahiti.
Kolni është në vendin e parë me 54 pikë, kurse një pozitë më poshtë është Hamburgu me 53 pikë.