Mbrojtësi i krahut, Leart Paçarada, ka luajtur një tjetër ndeshje deri në fund për Kolnin, që të dielën pasdite mposhti Preussen Munsterin me rezultat 3:1, në kuadër të xhiros së 30-të të Bundesligës 2 gjermane të futbollit.
Me fitore, Kolni është bërë lider i Bundesligës 2 gjermane të futbollit. Zë vendin e parë me 54 pikë. Ka një pikë më shumë se Hamburgu që të shtunën barazoi 2:2 me Schalken.
Deri në fund të e edicionit aktual kanë mbetur edhe katër xhiro.