Drita e Gjilanit e ka nisur me fitore garën në edicionin 2024/2025 në Superligën e Kosovës në futboll. Për shkak të angazhimeve në Ligën e Konferencës, Drita vetëm të hënën e luajti ndeshjen e parë kampionale.
Në kuadër të xhiros së katërt, skuadra gjilanase fitoi 3:1 ndaj Ferizajt. Ndeshja u zhvillua në Gjilan.
Ndeshjet e tri xhirove të para, Drita i ka shtyrë për më vonë.
Ndeshja e fundit e xhiros së katërt u vendos në pjesën e dytë.
Almir Ajzeraj shënoi për 1:0 në minutën e 73-të. Në minutën e 90-të Ajzeraj asistoi për Arb Manajn që shënoi me goditje me kokë për 2:0.
Më pas Ferizaj fitoi penallti, kurse i saktë nga pika e bardhë ishte Edon Sadriu në minutën e 93-të. Drita shënoi tjetër gol në minutën e 95-të, kur realizoi Ilir Mustafa.
Tre golashënuesit e Dritës u aktivizuan si zëvendësues.
Ferizaj mbetet në pozitën e shtatë me katër pikë. Me tri pikë, Drita del në vendin e tetë.
Drita shënon golin e dytë
Drita ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Ferizajt.
Arb Manaj shënoi në minutën e 90-të për 2:0.
Drita në epërsi
Drita ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Ferizajt.
Për 1:0 shënoi Almir Ajzeraj në minutën e 73-të.
Është kjo ndeshja e fundit e xhiros në Superligën e Kosovës në futboll.
Pa gola pjesa e parë mes Ferizajt e Dritës
Skuadra e Ferizajt e ka mbyllur pjesën e parë me një futbollist më pak në fushë.
Ndeshja që është e vlefshme për xhiron e katërt në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Dritës dhe Ferizajt është mbyllur pa gola.
Arlind Shabani në minutën e 34-të u ndëshkua me karton të kuq.
Ferizaj mbetet me një futbollist më pak në fushë
Skuadra e Ferizaj ka mbetur me një futbollist më pak në fushë ndaj Dritës në ndeshjen që është e vlefshme për xhiron e katërt në Superligën e Kosovës në futboll.
Arlind Shabani në minutën e 34-të u ndëshkua me karton të kuq.
Rezultati aktual ndërmjet Dritës dhe Ferizajt është 0:0.