Futboll

Pa fitues në derbin shqiptar në Maqedoni të Veriut

Maqedonia e Veriut - Shkupi

Derbi i skuadrave shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Shkupit dhe Shkëndijës ka përfunduar 1:1 të dielën. Kjo ndeshje e zhvilluar në Shkup i takoi javës së pestë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Baras 1:1 luajti edhe Struga në udhëtim ndaj Pelisterit e po ashtu edhe Gostivari ndaj Vardarit (1:1). Voska Sport dhe Besa 1976 pësuan disfatë. Voska humbi nga Sileksi 3:0, kurse Besa 1976 nga Brera Sturmica me rezultatin 3:2.