Aston Villa është eliminuar nga Liga e Konferencës. Aston Villa humbi me rezultatin 2:0 të enjten mbrëma edhe në ndeshjen kthyese në Greqi nga Olympiacosi që ka avancuar në finale të garës së tretë të UEFA-s për nga niveli.
Pas fitores në ndeshjen e parë 4:2 në “Villa Park”, Olympiacosi e kishte thuajse të sigurt kalimin tutje.
Aston Villa pritej që të reagonte në duelin e dytë, por pësoi disfatë tjetër.
Marokeni Ayoub El Kaabi i shënoi të dy golat për vendësit , që në finale do të luajnë kundër Fiorentinas që të mërkurën e eliminoi Club Bruggen.
El Kaabi shënoi në minutën e 10-të dhe të 79-të. Finalja Fiorentina – Olympiacos do të luhet më 29 maj në Athinë.