Golat ndaj Gjeorgjisë, Gjermanisë dhe Francës kanë bërë që ylli i Spanjës dhe i Leipzigut, Dani Olmo, të hyjë në garë për “Këpucën e Artë” në Kampionatin Evropian.
Olmo në minutën e 25-të bëri lëvizje shumë të mirë në zonë ndaj mbrojtjes kundërshtare dhe gjuajti e shënoi.
Jules Kounde e devijoi topin drejt portës.
Fillimisht u shënua si autogol, por më pas UEFA vendosi që goli t’i llogaritej Olmos.
Ishte goli i tij i tretë rresht në “Euro 2024”, ndërsa ka edhe dy asistime.
Nga tri gola në këtë Evropian kanë shënuar edhe Jamal Musiala i Gjermanisë, Ivan Schranz i Sllovakisë dhe Georges Mikautadze i Gjeorgjisë. Olmo garën për këtë çmim do ta ketë me Cody Gakpon e Holandës.
Të tjerët janë eliminuar nga turneu.