Futboll

Olmo jashtë fushës për një muaj

Dani Olmo

Mesfushori spanjoll, Dani Olmo, do të jetë jashtë fushës për një muaj pas problemeve muskulore në këmbën e djathtë. Kështu ka njoftuar Barcelona të hënën. 

Olmo u lëndua në fitoren e Barcelonës ndaj Gironas me rezultatin 4:1, të dielën. 26-vjeçari u zëvendësua në minutën e 61-të me mbrojtësin Eric Garcia. 

Spanjolli do të jetë mungesë e madhe për Barçën. Olmo  në tri ndeshjet e para ka shënuar tri gola.

Barcelonës iu bashkua nga RB Leipzigu në afatin kalimtar të verës për 55 milionë euro. Barcelonës i është lënduar edhe i riu, Marc Bernal. Ai do të mungojë për një vit.