Futboll

Olmo e Victor mund të luajnë deri në fund të sezonit

Dani Olmo - FC Barcelona

Dani Olmo dhe Pau Victor do të lejohen të luajnë për Barcelonën deri në fund të sezonit, ka vendosur Këshilli Kombëtar i Sporteve në Spanjë.

La Liga i kishte lëshuar Barcelonës licenca të përkohshme për t’i regjistruar Olmon dhe Victorin në verën e vitit të kaluar, por ua hoqi lejen më pas, pasi Barcelona nuk plotësonte kërkesat financiare në afatin e fundit që ishte më 31 dhjetor.

Të mërkurën, La Liga madje tha se klubi nuk e ka kapacitetin financiar për t’i regjistruar dy sulmuesit.

Por, një ditë më pas u vendos që Olmo e Victor të jenë pjesë e Barcelonës deri në fundin e sezonit.

La Liga do të apelojë për këtë vendim.

Olmo ishte produkt i Akademisë së Barcelonës para se të largohej te Dinamo Zagrebi e më pas te Leipzigu.

Victor ndërkohë është produkt i La Masias dhe ka pasur paraqitje që janë vlerësuar pozitive.