Futboll

Olmo do të luajë 20 minuta ndaj Sevillas

Dani Olmo - FC Barcelona

Mesfushori spanjoll, Dani Olmo, do të rikthehet nga lëndimi, ndërsa do të jetë gati për Barcelonën që luan në fundjavë ndaj Sevillas. 

Olmo do të luaj 20 minuta ndaj Sevillas. Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet spanjolle. Olmo u lëndua më 15 shtator ndaj Gironas dhe i mungoi Barçës për një muaj. 26-vjeçari i mungoi edhe Përfaqësueses së Spanjës në ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve. Ai është përballur me lëndim muskulor në këmbën e djathtë. 

Spanjolli u transferua në afatin kalimtar të verës te Barcelona nga Leipzigu për 55 milionë euro. Në tri ndeshjet e para që i zhvilloi në La Liga, shënoi tre gola.