Futboll

Ofendoi Kloppin, pezullohet arbitri Coote

David Coote

David Coote

Arbitri i Premier Leagues, David Coote, është suspenduar nga organi që mbikëqyr arbritrat në kampionatin anglez. Ky suspendim erdhi pasi Coote e ofendoi klubin e Liverpoolit dhe trajnerin gjerman, Jurgen Klopp. 

Coote është parë në një video të publikuar në rrjetet sociale duke e ofenduar rëndë Kloppin. Kjo video ka marrë shumë vëmendje. 

“David Coote është pezulluar me efekt të menjëhershëm dhe jemi në pritje të një hetimi të plotë”, ka thënë një zyrtar i organit që mbikëqyr arbritrat e Premier Leagues.

Coote ndeshjen e parë në Premier League e drejtoi më 28 prill të vitit 2018. 

VIDEO: