Futboll

Odegaardi pritet t’i mungojë gjatë Arsenalit

Martin Odegaard

Skuadra e Arsenalit do të jetë për kohë të gjatë pa kapitenin, Martin Odegaard. Është vlerësuar se Odegaard ka pësuar lëndim më të rëndë sesa ishte parashikuar në fillim.

Mesfushori 25-vjeçar ka pësuar lëndim të ligamenteve në ndeshjen të cilën Norvegjia e zhvilloi ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve. Ekipi mjekësor i Arenalit shpresonte për një kthim të shpejtë. Por pas kontrollimeve më të detajuara zbulohet se lëndimi është i rëndë dhe lojtarit norvegjez do t’i duhet një periudhë e gjatë e rikuperimit. Odegaard vlerësohet i rëndësishëm për Arsenalin.

Ai me klubin londinez ka kontratë deri në vitin 2028.