Futboll

Nuzës i besohet drejtimi i ndeshjes në Ligën e Konferencës

Genc Nuza

Genc Nuza do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes ndërmjet Bashakshehirit dhe Petrocub Hincestit. Kështu ka njoftuar të martën Federata e Futbollit e Kosovës.

Ndeshja Bashakshehir - Petrocub Hincest luhet të mërkurën nga ora 16:30 dhe i takon xhiros së katërt të Ligës së Konferencës.

Nuza do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Gjyqtari i katërt do të jetë Eridon Podvorica. Në VAR do të jetë Dardan Çaka dhe Visar Kastrati. 

Petrocubi është klub nga Moldavia.