Futboll

Nuri Shahin, trajner i Dortmundit

Nuri Shahin

Nuri Shahin është trajner i ri i Borussia Dortmundit.

Shahini 35-vjeçar, të premten firmosi kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027. Ai e zëvendëson Edin Terziqin që dha dorëheqje.

“Është nder i madh për mua të jem në gjendje të drejtoj Borussia Dortmundin. Dua të falënderoj të gjithë përgjegjësit në klub për besimin. Mezi pres të nis punën. Nga dita e parë do të bëjmë çdo gjë që mundemi me shumë energji dhe pasion për të arritur sukses maksimal”, ka thënë Shahin.

Shahin deri më tani ishte asistent i Terziqit.

Si trajner i parë punoi tek Antalyaspori në Turqi.

Për Turqinë i ka 52 ndeshje. Ai për kohë të gjatë ishte prej lojtarëve kryesorë të Dortmundit. Ka luajtur edhe për skuadra të tjera të mëdha evropiane.