Portieri gjerman, Manuel Neuer, do t’i mungojë Bayern Munchenit për ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit. Ikona e Bayernit nuk ka arritur që të rikuperohet me kohë nga lëndimi.
Bayerni të mërkurën nga ora 21:00 do të jetë mysafir i Interit në ndeshjen kthyese.
Bavarezët ndeshjen e parë e humbën me rezultatin 2:1.
“Manuel Neueri nuk do të luajë për shkak të lëndimit, por do të udhëtojë në Milano me skuadrën për t’i mbështetur bashkëlojtarët”, shkruan në njoftimin e Bayernit, të martën.
39-vjeçari Neuer është duke u përballur me një lëndim në pulpë.
Ai u lëndua në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Leverkusenit, e cila u zhvillua më 5 mars. U lëndua duke festuar.
Neueri është duke u zëvendësuar nga portieri Jonas Urbig.
Neuer i ka munguar gjigantit gjerman në shtatë ndeshjet e fundit.
Te Bayerni janë të lënduar edhe Alphonso Davies, Jamal Musiala dhe Hiroki Ito.