Kampioni i tri edicioneve të fundit në futbollin e Kosovës, Ballkani, nuk ka gabuar të dielën në ndeshjen e xhiros së tretë të elitës së futbollit të Kosovës ndaj Feronikelit 74.
Ballkani fitoi 3:1 në terrenin me bar sintetik në Gjilan.
Suharekasit golin e parë e shënuan në minutën e 53-të nëpërmjet Walid Hamidit në minutën e 53-të.
Kapiteni i skuadrës nga Drenasi, Alban Shabani, i barazoi shifrat në minutën e 65-të.
Trajneri Ilir Daja reagoi duke e futur në fushë Ribeiro Giovannin, dhe zëvendësimi doli i qëlluar.
Giovanni shënoi dy herë, në minutën e 82-të dhe të 89-të, për rezultatin përfundimtar, 3:1.
Ballkani i pari në tabelë ka shtatë pikë në tri ndeshje, pas fitores ndaj Dukagjinit dhe barazimit me Gjilanin.
Ndërkohë, Feronikeli 74 e pësoi disfatën e tretë rresht dhe është në vendin e fundit.
Ballkani shënon golin e tretë ndaj Feronikelit 74
(Përditësuara, 17:54) - Skuadra e Ballkanit është duke fituar ndaj Feronikelit 74 me rezultatin 3:1.
Golin e tretë të Ballkanit e shënoi Ribeiro Giovanni në minutën e 90-të.
Ballkani sërish në epërsi ndaj Feronikelit 74
(Përditësuar, 17:44) - Ballkani ka kaluar sërish në epërsi ndaj Feronikelit 74.
Golin për 2:1 në të mirë të Ballkanit e shënoi Ribeiro Giovanni, në minutën e 82-të.
Befasohet kampioni
(Përditësuar, 17:28) - Ballkani është befasuar nga Feronikeli 74 në Suharekë.
Skuadra nga Drenasi e ka barazuar rezultatin në minutën e 65-të.
Gol shënoi kapiteni Alban Shabani.
Goli i Hamidit e kalon Ballkanin në epërsi
(Përditësuar, 17:16) - Ballkani më në fund ka kaluar në epërsi ndaj Feronikelit 74.
Walid Hamidi në minutën e 53-të shënoi gol në portën e skuadrës nga Drenasi.
Ai shënoi me gjuajtje të saktë nga zona.
Nuk ka gola në Suharekë në pjesën e parë
Pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Feronikeli 74, që i takon xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani e pati iniciativën për të realizuar, por nuk ia arriti një gjëje të tillë.
Lindon Emërllahu iu afrua më së shumti shënimit të golit në fillim të ndeshjes, por ishte i pafat pasi e qëlloi vetëm shtyllën pingule.