Futboll

Interi kualifikohet falë fitores në ndeshjen e parë

Inter-Bayern

Nuk ka dhënë fitues ndeshja Inter – Bayern, e luajtur të mërkurën mbrëma në “Giuseppe Meazza”. Por Interi megjithatë është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Barcelonën.

Ndeshja e dytë çerekfinale përfundoi 2:2, ndërsa Interi kualifikohet falë fitores 2:1 në Munih, në ndeshjen e parë.

Në pjesën e parë të ndeshjes së kthimit nuk kishte gola.

Harry Kane kaloi në epërsi 1:0 Bayernin në minutën e 52-të.

Lautaro Martinez shënoi për 1:1 në minutën e 58-të. Në minutën e 61-të, Benjamin Pavard shënoi për 2:1. Ai realizoi me goditje me kokë, pas krosimit të Hakan Çalhanoglu. Në minutën e 76-të Bayerni barazoi në 2:2, por kjo ishte e tëra që bëri gjiganti bavarez. Eric Dier shënoi me goditje me kokë, nga një kënd i vështirë.


Tjetër gol në ndeshjen Inter – Bayern

Eric Dier ka shënuar gol të bukur me goditje me kokë për të barazuar në 2:2 rezultatin në ndeshjen Inter – Bayern.

Dier shënoi për Bayernin në minutën e 76-të.

Në rezultatin e përgjithshëm Interi është një gol para.


Interi përmbys rezultatin, në epërsi 2:1

Interi tani po udhëheq 2:1 ndaj Bayernit.

Benjamin Pavard e shënoi golin në minutën e 62-të. Ai shënoi me goditje me kokë.

Tani Interi udhëheq 4:2 në rezultatin e përgjithshëm.


Kthehet Interi, barazon në 1:1

Pak ka zgjatur epërsia e Bayernit në “Giuseppe Meazza”.

Për 1:1 shënoi Lautaro Martinez i Interit në minutën e 58-të.


Bayerni në epërsi

Bayerni kaloi në epërsi në ndeshjen ndaj Interit.

Për 1:0 shënoi Harry Kane në minutën e 52-të. 

Rezultati i përgjithshëm tani është 2:2.


Nuk ka gola në pjesën e parë të ndeshjes Inter – Bayern

Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Interit dhe Bayernit.

Me këtë rezultat në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kalon Interi.

Interi kishte fituar 2:1 në Munih.