Futboll

Nuk jep gola derbi i Manchesterit

Derbi Manchester United - Manchester City

Foto: Associated Press

Derbi i dy skuadrave të Manchesterit, është mbyllur baras 0:0. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 31-të të Premier Leagues së Anglisë. Ishte një nga derbit e rrallë në vitet e fundit që përfundoi pa gola dhe pa një fitues në fushë. 

Të dyja skuadrat patën rastet e tyre. Por në fund lojtarët e të dyja skuadrave shtrënguan duart dhe u pajtuan me nga një pikë të fituar. Për Cityn ishte barazimi i shtatë, ndërsa për Unitedin i teti. City zë vendin e pestë me 52 pikë dhe ka mbetur shumë prapa në garën për të mbrojtur titullin e kampionit, kurse Unitedi zë vendin e 13-të me 38 pikë. Është larg për të siguruar paraqitjen në Evropë për edicionin e ardhshëm.